Pretendimet e PSD-së, KEDS-i i quan absurde

Partia Socialdemokrate (PSD), ka ngritur dyshime se rënia e bllokut A3 dhe A5 ka qenë e qëllimshme dhe e shkaktuar nga KEDS në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës dhe menaxhmentin e ri të KEK-ut.
Pas këtyre deklaratave zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala në një konferencë për media tha se ky konstantim është absurd.
“Me pretendimet e tij është duke u marrë zyra jonë ligjore. Ne nuk kemi as mundësi teknike t’i rrëzojmë blloqet. Është konstatim absurd. Do të sqarohet kjo çështje në sistemin e drejtësisë”, tha ai./21Media

Back to top button