Prezantohet si pjesëtar i FSK-së pasi kapet me armë, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar në fshatin Mazgit të Obiliqit, pasi gjatë një kontrolli policor i është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri.

Sipas raportit policor, i dyshuari ishte ndaluar nga njësiti policor derisa po drejtonte një veturë me targa vendore. Gjatë kontrollit, policia i ka gjetur një pistoletë dhe tetë copë fishekë, të cilat janë konfiskuar si prova materiale.

I dyshuari është prezantuar si person zyrtar, duke pretenduar se është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), por pas verifikimeve zyrtare është konstatuar se i njëjti nuk është pjesëtar i FSK-së.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente.

Back to top button