PriFest shpalos programin e parë, projektet e përzgjedhura në garën ‘Best Pitch’

Edicioni i 14-të i PriFest-it vazhdon traditën e organizimit të një mundësie unike për projektet filmike që janë në fazën e para-produksionit. Kjo mundësi vjen në kuadër të PriFORUM – Prishtina Film Forum, platforma rajonale e industrisë filmike e festivalit PriFest.
10 projekte nga rajoni do të kenë mundësi të garojnë për çmime të ndryshme, përfshi atë kryesorin ‘Vanessa Redgrave Aëard for Best Pitch’.
Projektet e përzgjedhura rajonale për këtë vit janë:
1. EMBRYO – Producer: Marija Perovic, Director:Masa Sarovic, Montenegro;
2. HERON FLIES NORTH – Producer: Bojan Kanjera, Director: Zvonimir Munivrana, Croatia;
3. THE SËEDISH CLUB – Producer: Enea Gramo, Director: Iris Elezi, Albania;
4. FOUR FUNERALS AND A ËEDDING – Producer: Maja Kecojevic, Director: Nikola Mijovic, Montenegro;
5. DAUGHTER – Producer: Eki Rrahmani, Script: JetonKulinxha, Kosovo;
6. SHE ËHO REMAINS – Prod/Director: Kostadin Bonev, Script: Irena Ivanova, Bullgaria;
7. LAST EXIT – Producer: Mumin Jashari,Director: Bekim Guri, Kosovo;
8. THE SKIN OF A DOG – Producer: Agim Halili, Director: Redi Treni, Albania;
9. BATTLE OF THE HEDGEHOGS – Producer: Ftesa Hazrolli, Director: Tayfur Aydin, Turkey;
10. THE SECRET OF BARE HILL – Producer: Bogdan Jonchevski, Director: Igor Aleksov, North Macedonia.
Besnik Krapi, bashkëdrejtues i PriForum-it me këtë tha se interesimi këtë vit ka qenë jashtëzakonisht i madh.
’’Këtë vit interesimi për pjesëmarrje në garën Best Pitch të PriForum-it ka qenë jashtëzakonisht i madh. Janë përzgjedhur 10 projekte, që mendoj se kanë një potencial të madh që në të ardhmen të shfaqen si filma nëpër festivale të ndryshme gjithandej botës.”, deklaroi ai.
Gjithashtu, në këtë edicion do të jenë edhe 8 projekte për Best Pitch nga Odesa Film Festival – Ukrainë, në kuadër të bashkëpunimit të festivaleve Odesa dhe PriFest, iniciativë e drejtoreshës së ndjerë të PriFest, Vjosa Berisha, dhe ky edicion i dedikohet kujtimit dhe nderimit për të.
PriFORUM do të mbahet në datat 22-24 shtator, ndërsa PriFest do të mbahet me 20-25 shtator.
Sllogani i ri i edicionit të sivjetmë të Prishtina International Film Festival do t’i dedikohet dretjoreshës së këtij festivali, e cila ka vdekur në qershor të këtij viti, Vjosa Berisha.
Sllogani i edicionit të 14-të do të quhet FOR HER (PËR TË).
Edhe moto e përgjithshme e këtij festivali do të ndryshojë nga Friendship Forever PriFest, në: Vjosa. Forever. PriFest./21Media

Back to top button