Primo e Izraelit, kundërshtare e Distrisa Krasniqit

Distria Krasniqi do të përballet me izraeliten Gefen Primo në çerekfinale të kategorisë deri 52 kilogramë.
Në xhiron e dytë, Primo e mposhti xhudisten e Zvicrës Binta Ndiaye.
Distria i ka fituar tri përballjet me izraeliten.