Princ Harry dhe Meghan kërkojnë të tërhiqen nga familja mbretërore
8 Janar, 2020Përditesimi i fundit: 8 Janar, 2020
Çifti nuk dëshiron ndonjë rol të rëndësishëm në familjen mbretërore
Princ Harry dhe Meghan Markle kanë njoftuar se ata po synojnë të tërhiqen nga familja mbretërore dhe të punojmë për t’u bërë të pavarur financiarisht.
Këtë çifti e bëri të ditu përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku kanë shkruar se do vazhdojnë të mbështesin plotësisht Mbretëreshën .
“Pas shumë muajsh reflektimi dhe diskutimesh të brendshme, ne kemi zgjedhur të bëjmë një ndryshim këtë vit duke filluar me krijimin e një roli të ri progresiv brenda këtij institucioni. Ne synojmë të tërhiqemi si anëtarë të familjes mbretërore dhe të punojmë për t’u bërë të pavarur financiarisht, ndërsa vazhdojmë të mbështesim plotësisht Madhështinë e saj, Mbretëreshën. Ky ekuilibër gjeografik do të na mundësojë të rrisim djalin tonë me një vlerësim për traditën mbretërore në të cilën ai lindi, duke i siguruar familjes sonë hapësirën për t’u përqendruar në kapitullin tjetër, përfshirë këtu edhe fillimin e entitetit tonë të ri të bamirësisë”, kanë shkruar Meghan dhe Harry në Instagram.