Princi Filipi në vjeshtë tërhiqet nga detyrat mbretërore

Pallati mbretëror i Britanisë njoftoi opinionin

Princi Filip, bashkëshorti i Mbretëreshës së Britanisë, Elizabeta dy, duke filluar nga vjeshta nuk do të ushtroi më detyra mbretërore, ka kumtuar sot Pallati i Bakingemit.

Princi 96 vjeçar këtë vendim e mori vetë, me mbështetjen e Mbretëreshës,transmeton rtv21.tv

Princi Filip është president dhe anëtar i më shumë se 780 organizatave, por qartësoi se ai do të vazhdoi bashkëpunimin me to.

Para shpalljes së kumtesës, mediat raportuan se para Pallatit të Bakingemit po ndodh diçka e pazakonshme dhe se pritet një kumtesë e rëndësishme, gjë që shkaktoi huti në opinion dhe shtoi brengën e britanikëve për fatin e mbretëreshës. Me dhjetëra kamera televizive u vendosën para Pallatit të Bakingemit, me gazetarët të cilët prisnin informata më të hollësishme. Më pas në opinion u përcoll informata se bëhet fjalë për një alarm të rrejshëm dhe se në pallatin mbretëror është duke u zhvilluar vetëm një takim i personelit./21Media

Back to top button