Prindërit e “Cambridge Kids” kundër mbylljes së çerdhes
Reagojnë prindërit
Pas skandalit në çerdhen “Cambridge Kids” prindërit që fëmijët i dërguan në këtë institucion kandë dalur kundër mbylljes së “Cambridge Kids”.
“Është publikuar një video ku shihet një edukatore teksa kryen një veprim të cilin ne të gjithë e dënojmë ashpër. Ne si prindër jemi kundër mbylljes së kopshtit sepse fëmijët tanë tashmë janë sistemuar dhe janë të lumtur brenda ambienteve të këtij kopshti.”, thuhet ndër tjerash në reagim
Prindërit thonë se të gjithë janë në marrëdhënie pune mbyllja e kopshtit e vështirëson jetën tonë të përditshme . Ata po ashtu bëjnë të ditur se ishin në dijeni që kopshti nuk ishte ende i licensuar.
“ Pas rastit kopshti na ka ftuar në takim dhe jemi njoftuar rreth detajeve dhe masave që janë ndërmarrë, ne si prindër kemi dhënë sugjerime shtesë për kopshtin të cilat ata i kanë pranuar në tërësi. Kur kemi ardhur në kopsht ne kemi qenë në dijeni se kopshti është në proces të përpilimit të dokumentacionit për licencim dhe duke i parë kushtet ideale që ka, kemi vendosur t;i sjellim fëmijët tanë dhe jemi shumë të kënaqur me trajtimin e tyre.”, thuhet tutje në reagim
Prindërit thonë se nuk e përkrahin veprimin e edukatores i (e cila shihet duke rrahur një fëmijë) por, sipas tyre veprimi i saj nuk e pasqyron punën e “punën e mrekullueshme të gjithë stafit tjetër”.
“Ne si prindër e lutim përzemërsisht Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë që të ketë parasysh faktin që fëmijët tanë duhet të vazhdojnë kopshtin dhe se ne si prindër të poshtëshënuar jemi të kënaqur me punën e stafit. Fëmijët tanë nuk mund ti vendosim në kopshte tjera përderisa ata janë sistemuar dhe janë përshtatur aq mirë në kopshtin në të cilin janë. Ne jemi të mendimit që fëmijët të vazhdojmë t’i dërgojmë në kopsht ndërkohë që kopshti vazhdon me procedurat e licencimit.”, përfundon reagimi i prindërve./21Media