Prishet koalicioni VV – PDK në Gjilan

Koalicioni Vetëvendosje- PDK në Komunën e Gjilanit ka marrë fund. Kështu ka deklaruar Kryetari i Gjilanit nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Hyseni.

Hyseni ka thënë se PDK-ja nuk po do të diskutojë dhe votojë vendimet e kundërligjshme që favorizojnë individë e grupe të interesit.

“Kundërligjshmërinë dhe padrejtësinë e luftojmë, pa kompromis Pas dështimit të seancës për të tretën herë me radhë, qeverisja e përbashkët me PDK në Gjilan ka marrë fund. Janë tri vendime, pas të cilave, të ngjashme presim të vijnë ende për votim, që po bëhen shkaktarë për ndërprerjen e bashkëpunimit. Vendimet e konstatuara si të kundërligjshme, si dhe që favorizojnë individë e grupe të interesit janë tema që nuk diskutohen, por anulohen, pa alternativë”, ka shkruar Hyseni në Facebook.

“Pavarësisht pengesave dhe barrierave të shumta nga shumë akterë, askush dhe asgjë nuk devijon misionin tonë”, ka shtuar Hyseni./21Media

Back to top button