Prishet luhatësja në Skenderaj, 6 të lënduar

Gjashtë persona, mes tyre tre fëmijë janë lënduar në një kënd lojërash në Skenderaj.
Sipas raportit ditor të policisë, ngjarja ka ndodhur të shtunën, pasi kanë rënë nga luhatësja e cila është prishur.
“Rr. Fatmir Dibra, Skenderaj 19.07.2025-23:20. Raportohet se gjashtë persona, pesë femra dhe një mashkull kosovar/e, tre të mitur, kanë pësuar lëndime trupore pasi që është prishur luhaja dhe janë rrezuar. Të lënduarit janë dërguar fillimisht në Qendrën emergjente në Skenderaj e me pas tre prej tyre janë dërguar në Spitalin e Mitrovicës. Lidhur me rastin, janë intervistuar dy të dyshuar m/k, pronari dhe punëtori i lojërave dhe e me pas me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.