
Prishet luhatësja në Skenderaj, 6 të lënduar
Gjashtë persona, mes tyre tre fëmijë janë lënduar në një kënd lojërash në Skenderaj. Sipas raportit ditor të policisë, ngjarja ka ndodhur të shtunën, pasi kanë rënë nga luhatësja e cila është prishur.
Gjashtë persona, mes tyre tre fëmijë janë lënduar në një kënd lojërash në Skenderaj.
Sipas raportit ditor të policisë, ngjarja ka ndodhur të shtunën, pasi kanë rënë nga luhatësja e cila është prishur.
“Rr. Fatmir Dibra, Skenderaj 19.07.2025-23:20. Raportohet se gjashtë persona, pesë femra dhe një mashkull kosovar/e, tre të mitur, kanë pësuar lëndime trupore pasi që është prishur luhaja dhe janë rrezuar. Të lënduarit janë dërguar fillimisht në Qendrën emergjente në Skenderaj e me pas tre prej tyre janë dërguar në Spitalin e Mitrovicës. Lidhur me rastin, janë intervistuar dy të dyshuar m/k, pronari dhe punëtori i lojërave dhe e me pas me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






