Prishtina bëhet me portier të ri

Butrint Bulliqi është lojtari më i ri i Prishtinës. Gardiani ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare me klubin nga kryeqendra e Kosovës. 19-vjeçari dhe vjen si përforcim nga skuadra e Flamurtarit, ka bërë të ditur klubi bardhekaltër.
Bulliqi ka luajtur edhe për 2 Korrikun (grupmoshat e reja).
“Buti” ka qenë pjesë edhe e grupmoshave të reja të Përfaqësueses së Kosovës nga U-15 deri në U-19.
Ai shprehet i entuziazmuar pasi që arriti të bëhet pjesë e Prishtinës.
“Jam djalë i kryeqytetit dhe pjesë e Prishtinës jam që në vegjëli, por tani i’u bashkova ekipit edhe në fushën e blertë. Prishtina është klub i madh dhe të gjithë e dinë se është ndër klubet me histori të veçantë edhe në Ballkan. Ndjenja është e papërshkruar të jem pjesë e Prishtinës”, tha ai për faqen zyrtare të klubit./21Media

Back to top button