Kaloni te përmbajtja kryesore

​Prishtina e huazon talentin e skuadrës te Vëllaznimi

KF Prishtina ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për huazimin e futbollistit Sinan Kadiri te ekipi i Vëllaznimit.

Kadiri, 20-vjeçar, konsiderohet një lojtar me potencial dhe disiplinë, ndërsa me skuadrën kuqezi nga Gjakova do të vazhdojë zhvillimin e tij dhe të grumbullojë përvojë të mëtejshme.

Nga klubi prishtinas besojnë se kjo lëvizje do të jetë në të mirë të rritjes profesionale të lojtarit dhe njëkohësisht do të ndihmojë Vëllaznimin në objektivat sezonale.

KF Prishtina i ka uruar sukses Kadirit dhe paraqitje të denjë me fanellën e ekipit gjakovar.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button