​Sërish rrugët e bllokuara nga autobusët në Prishtinë, greva do të vazhdojë

Punëtorët e transportit publik “trafiku urban” dhe sektorit publik-privat, kanë paralajmëruar se greva do të vazhdojë deri kur të alokohen mjetet nga Komuna e Prishtinës.

Ata po vazhdojnë të protestojnë para objektit të Komunës së Prishtinës, duke e bllokuar edhe trafikun me autobusët.

Kryetari i shoqatës së trafikut urban, Ilmi Gashi tha se po presin nga Ministria e Financave, për të alukuar paratë te Komuna e Prishtinës.

“Protesta e transportit publik ku janë pjesë tarfiku urban si kompani publike edhe sektorit privat edhe sot vazhdon, vazhdon edhe tutje deri në alokimin e mjeteve borxh që detajohet komuna të shlyej borxhet ndaj trafikut urban edhe operatorëve privat. Deri në këto momente që po flasim sipas gjitha informatave vendimi që është marrë ditën e enjte, nga asambleja komunale për bartjen e të hyrave vetanake për vitin 2024 në vitin 2025 që arrin vlera e asaj shumë deri në 28 milionë është dërguar nga komuna te Ministria e Financave, po presim nga ministria për ta kthyer atë vendim me pozitivitet për ne gjë që i alokun mjetet. Të bëjë bartjen komunë e komuna të bëjë bartjen nëpër sektorët tonë dhe në sektorët privat të tjera. Deri në ato momente që nuk alokojenë mjete për t’i shlyer borxhet, tani komuna i detyrohet trafikut urban 2.4 milionë borxh”, tha Gashi.

Ndërsa, kryetari i shoqatës se transportit publik-privat, Izet Smajli bëri të ditur se për pagën e shtatorit i kanë alokuar paratë dhe tash kanë mbetur edhe pesë paga, për pesë muaj që nuk janë paguar.

Ai tha se tash komuna i ka borxh 2 milionë euro.

“Ne si kompani private që gjashtë muaj që nuk kemi marrë paga, për muajin shtator i kanë paguar edhe pesë muaj nuk i kanë paguar. Komuna na ka pasur borxh 2 milionë e 700 mijë, pasi ka paguar muajin shtator edhe 2 milionë, një milion e 50 mijë i kemi paga, një milion e 350 mijë i kemi borxhe ndaj pikave ku furnizohemi me derivate. Nuk mundemi me ia fillu punës pa i aluku paret”, tha ai.

Të enjten më 27 nëntor është mbajtur një seancë e jashtëzakonshme në kuvendin komunal të Prishtinës, ku u votuan bartja e mjeteve vetanake në vlerë 28 milionë euro. Tash pritet që Ministria e Financave t’i alokoj paratë nga thesari.

Kujtojmë se nga 24 nëntori, Trafiku Urban nuk ka funksionuar duke mos ofruar shërbime për qytetarët dhe duke protestuar para Komunës së Prishtinës./kp


​Prishtina edhe sot pa autobusë urban

Punëtorët e transportit publik “trafiku urban” dhe atij publik-privat, tash e tetë ditë po protestojnë para Komunës së Prishtinës, duke kërkuar mjetet që iu ka borxh komuna e Prishtinës.

Sipas kryetari të komunës së kryeqytetit, Përparim Rama është Ministria e Financave, ajo që ka bllokuar të hyrat vetanake dhe u ka borxh komunës 32 milionë euro.

Të enjten më 27 nëntor është mbajtur një seancë e jashtëzakonshme në kuvendin komunal, ku u votuan bartja e mjeteve vetanake në vlerë 28 milionë euro.

Kujtojmë se nga 24 nëntori, Trafiku Urban nuk ka funksionuar duke mos ofruar shërbime për qytetarët dhe duke protestuar para Komunës së Prishtinës.

 

Back to top button