Prishtina ekzekuton pagesat për COVID-19
Komuna e Prishtinës ka filluar me ekzekutimin e mjeteve për të gjithë aplikuesit që kanë rezultuar pozitiv me Covid19.
Sipas komunës, rastet me PCR janë marrë në listat e IKSHP-së dhe klinika private të licencuara nga Ministria e Shëndetësisë, kurse rastet e konfirmuara me testet serologjike dhe rapide janë marrë nga Qendrat e Mjekësisë Familjare.
Sot janë duke u ekzekutuar mjetet për 6 mijë e 704 aplikues.