Prishtina fiton derbin ndaj Trepçës

Sigal Prishtina fituar ndaj Trepçës me rezultat 82:74, në xhiron e 27-të të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.
Te Sigal Prishtina, Lejson Zeqiri, Meriton Ismaili dhe Wendell Mitchell shënuan nga 12 pikë, kurse Jetmir Zeqiri shtoi 16, ndërsa te Trepça u dalluan Drilon Hajrizi me 24 pikë e nëntë kërcime dhe Amin Hot me 12 pikë e tetë asistime.
Sigal Prishtina është në vendin e pestë me 14 fitore e 13 humbje, kurse Trepça ka 18 fitore e nëntë humbje./21Media

Back to top button