​Prishtina forcon pozitën e liderit pas fitores numër tetë ndaj Dukagjinit

Futbollistët e Prishtinës kanë fituar derbin e xhiros së dhjetë kundër skuadrës së Dukagjinit në “Fadil Vokrri” sonte me rezultatin 2:0.

Golat e fitores u shënuan në 45 minutat e parë dhe atë brenda vetëm shtatë minutash.

Namani shënoi golin e parë për epërsinë prej 1:0 në minutën e 33-të pas asistimit të Bytyqit, ndërsa Ilievski shtatë minuta më vonë vendosi epilogun e takimit prej 2:0, pas asistimit të Veliut.

Kjo ishte fitorja numër tetë e Prishtinës në sezonin e ri të Superligës së Kosovës nga dhjetë ndeshje të zhvilluara, prej të cilave ka edhe një barazim dhe një humbje, duke prirë në tabelë me 25 pikë, gjashtë më shumë se Ballkani i Suharekës. Drita e Gjilanit renditet e treta me 14, Dukagjini i katërti po ashtu me 14 pikë, por me gol-diferencë më të dobët.

Në dy ndeshjet tjera të sotme Ballkani dhe Gjilani luajtën baras me rezultat 1:1. Malisheva fitoi në udhëtim ndaj Prishtinës së Re me rezultatin 2:0.

Nesër takohen Drita – Ferizaj dhe Llapi – Drenica nga ora 13:00,

Back to top button