Prishtina i jep fund aventurës në Ligën e Kampionëve

Me humbjen e sontme në stadiumin “Fadil Vokrri”, me rezultat 3-1 nga kampioni i Hungarisë, Ferencveros, Prishtina i dha fund aventurës në Ligën e Kampionëve.
Pjesa e parë u karakterizua më një dominim të lehtë të Prishtinës, por që nuk u realizua asnjë gol.
Në pjesën e dytë u pa një paraqitje e dobët e skuadrës kosovare, e cila pranoi tri gola dhe që të tria i realizoi Myrto Uzuni, ndërsa golin e vetëm për Prishtinën e realizoi Mendurim Hoti, në minutën e 67’ të ndeshjes.
Aventurën e saj evropiane Prishtina do ta vazhdojë në garën e quajtur Konferencë Ligë.

Back to top button