Prishtina kërkon fitore ndaj Malishevës, Drita ndeshet me Feronikelin

Superliga e Kosovës sot do të vazhdojë me ndeshjet e xhiros së 10-të, ku do të zhvillohen tri ndeshje shumë interesante.
Drita do të ndeshet me Feronikelin me fillim nga ora 13:00. Këto dy skuadra kanë vetëm tri pikë diferencë në të mirë të skuadrës nga Gjilani.
Sfida tjetër interesante është ajo ndërmjet Ulpianës dhe Llapit, dy skuadra këto të cilat do ta mbyllin renditjen tabelare me nga nëntë, përkatësisht shtatë pikë. Edhe kjo ndeshje do të startojë nga ora 13:00.
Ndërsa, kampioni aktual i Kosovës Prishtina do ta presë Malishevën në “Fadil Vokrri” po ashtu nga ora 13:00. Prishtina renditet në vendin e gjashtë me 10 pikë, kurse Malisheva një pozitë më lartë me 12 pikë.

Back to top button