Prishtina lëshon nga duart fitoren, Gjilani merr një pikë në minutat shtesë

Prishtina dhe Gjilani kanë barazuar me rezultat 2-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Kryeqytetasit kanë lëshuar nga duart fitoren, pasi pranuan gol në minutat shtesë për t’u kënaqur në fund me një pikë.

Pas këtij barazimi, Prishtina e sheh veten në pozitën e katërt me 26 pikë, ndërsa Gjilani i gjashti me 18 pikë.

Në ndeshjen e radhës, kryeqytetasi luajnë në udhëtim te Feronikeli ’74, teksa gjilanasit e presin Dritën.

Back to top button