“Prishtina Media Days”, mbledh gazetarët nga Ballkani dhe Evropa

Sipas përfaqësuesit të SEMOO shumë gazetarë jetojnë në kushte të vështira sepse kanë presion nga qarqet e ndryshme

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit në Prishtinë është duke u mbajtur konferenca ndërkombëtare “Prishtina Media Days” ku po marrin pjesë përfaqësues të mediave të Ballkanit dhe Evropës.

Profesoresha e Departamentit të Gazetarisë, Remzije Shahini- Hoxhaj tha se e kanë zgjedhur këtë ditë se është dita e lirisë së shprehjes. Sipas Hoxhajt kjo konferencë synon t’i përballë tematikat që kanë të bëjnë në sfidat e mediave, jo vetëm në vend por dhe jashtë vendit.

Përfaqësuesi i SEMOO-s, Oliver Vujoviq në Ditën Botërore të Mediave përmendi burgosjen e gazetarëve në veçanti në Turqi. Sipas tij shumë gazetarë jetojnë në kushte të vështira sepse kanë presion nga qarqet e ndryshme dhe pagat e tyre janë shumë të ulta.

Vujoviq tha se ka gazetarë që janë sulmuar dhe vrarë dhe askush është  nuk është arrestuar. “Në Serbi tre gazetarë janë  vrarë dhe askush nuk është arrestuar”, tha Vujoviq.

Ndërsa, Tomas Bauer nga Universiteti i Vjenës  tha se liria e mediave është shumë e rëndësishme  dhe kjo konferencë sipas tij është një mundësi e mirë që të mendojnë se si ta përmirësojnë   komunikimin me publikun.

Back to top button