Prishtina ndalet nga Ferizaj, Gjilani mposht Malishevën

Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e Superligës së Kosovës, të vlefshme për xhiron e dytë të këtij kompeticioni. Prishtina është ndalur nga skuadra e Ferizajt në udhëtim me barazim 0-0, në një ndeshje, e cila ka pasur shumë vonesa edhe për shkak të problemeve me teknologjinë VAR.
Një sfidë shumë interesante është zhvilluar në Gjilan, atje ku Gjilani i Zekirja Ramadanit e ka mposhtur Malishevën e Arsim Thaqit.
Një gol i vetëm e ka vendosur këtë ballafaqim, ai i minutës së 67’ të cilin e ka shënuar sulmuesi Solomon.

Back to top button