Prishtina pas testimit të “qarkores”!

Testimi i qarkores njëkahëshe në Prishtinë ka vazhduar edhe te dielën. Për dallim nga dita e shtune e testimit ku u krijuan kolona të gjata me vetura në rrugë, sot ato ishin më me pak automjete. Ky testim është duke u kryer me vendim të Komunës së Prishtinës. Testimi i qarkores njëkahëshe, si fazë testuese për ta “çliruar” kryeqytetin nga automjetet, ka nisur të shtunën dhe ka përfunduar të dilene në orën 17. Komuna ka falënderuar qytetarët për durimin, derisa ka shtuar se do t’i analizojë të dhënat e marra gjatë fundjavës dhe do të dalin me njoftim për hapët e mëtutjeshëm. E qytetarët kanë mendime të ndryshme për këtë iniciativë të komunës!/21Media

 

Back to top button