Prishtina prin sot me numrin e të prekurve me koroavirus

 

Sot në Kosovë janë regjistruar 245 raste të reja me koronavirus, kurse 133 persona janë shëruar.

Gjatë 24 -orëve të fundit, me më  së shumti raste prin Prishtina me 71 persona të Infektuar. Podujeva 24, Gjilani 18 e Gjakova 15, Mitrovica e Peja i kanë regjistruar nga 14 raste, Ferizaj 11 raste.

Fushë Kosova tetë raste, Klina shtatë, Istogu gjashtë, Deçani, Dragashi, Lipjani e Vitia nga pesë, Drenasi, Skenderaj, Suhareka nga tri raste, Malisheva, Obiliqi e Shtimja nga dy raste, ndërsa nga një në Graçanicë e Kaçanik.

Gjithashtu gjatë 24-orëve 13 persona kanë humbur betejën me Covid-19. Numri i vdekjeve deri sot ka arriutr në 249. /21Media

Back to top button