Prishtina shpallet kampione e Ligës së Parë

Ekipi kryeqytetas, meshkujt, mposhtën Kaçanikun, në xhiron e fundit të kampionatit për të siguruar vendin e parë, njëkohësisht pozitë që i siguron promovimin në Superligën B në edicionin e ardhshëm.
Prishtina,  grumbulloi 35 pikë në vendin e parë pas 15 xhirove të zhvilluara, siç informoi sonte Federata e Volejbollit e Kosovës, e përcjellur nga Vjosa me 33 pikë në të dytin.
Medaljet për volejbollistët e Prishtinës i ndanë anëtari i Bordit të Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), Valon Xhafaj dhe Komesari i Garave, Ardian Ibraj.
FVK përgëzoi Prishtinën për suksesin dhe i uroi suksese në Superligën B, sezonin e ardhshëm./21Media

Back to top button