Prishtinë: Gjendet një mjet i pashpërthyer

Njësitë e FSK-së dhe KFOR-it kanë bërë tërheqjen e mjetit

Në fshatin Prugovc të Prishtinës është raportuar për gjetjen e një mjeti të pashpërthyer.

Rasti është lajmëruar në polici nga ana e një qytetari, i cili kishte vërejtur mjetin e pashpërthyer.

Njësitë policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësitë e FSK-së dhe KFOR-it kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar nga vendi i ngjarjes, në mënyrë të sigurt./21Media

Back to top button