Prishtinë, i vidhet vetura para derës së shtëpisë
Një person ka njoftuar se i është vjedhur vetura nga persona të panjohur.
I njëjti ka raportuar rastin në Polici.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ankuesit i është vjedhur vetura e parkuar para shtëpisë.
Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, në orët e hershme të mëngjesit./21Media