Prishtinë : Ku do të ndërtohet spitali rajonal?(Video)
Projekti për ndërtimin e spitalit të Prishtinës, që parashihej të përfundojë brenda tre vitesh, ende nuk ka filluar. Komuna e Prishtinës thotë se e ka përcaktuar vendin dhe ka bërë ndarjen e buxhetit. Ministria e Shëndetësisë e ka të vështirë të japë përgjigje. Ndërkohë, edhe një spital tjetër ka mbetur në gjysmë të rrugës. Spitali rajonal në Ferizaj ka telashe në vazhdimin e punimeve deri në ndërtim të plotë.(Përgatiti : Arlinda Hoxha,Kamera : Orhan Bylykbash)./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?