Prishtinë: Për 10 muaj 59 grabitje!

Të dhëna shqetësuese, kurse institucionet përkatëse nuk marrin masa të duhura.- Policia e Kosovës, ndërkaq, ka goditur 13 grupe kriminale që dyshohet të jenë përfshirë në këto raste

Rritja e grabitjeve të armatosura sidomos në kryeqytet, jo vetëm që ka shqetësaur qytetarët për sigurinë e tyre, por ka alarmuar organet e sigurisë publike që të rris masat për kapjen dhe dënimin . Për dhjetë muaj, vetëm në Prishtinë, kanë ndodhur 59 grabitje të armatosura.

Policia e Kosovës, ndërkaq ka goditur 13 grupe kriminale që dyshohet të jenë përfshirë në këto raste. Nga këto grupe kriminale janë arrestuar 32 persona të dyshuar të cilët ndodhen në paraburgim.

Këto të dhëna, të cilat policia e Kosovës i bëri publike për televizionin tonë, i përcollën me shqetësim njohësit e drejtësisë dhe të sigurisë, të cilët kërkuan që të merren masa të menjëhershme për t’i parandaluar këto raste./21Media

 

 

 

Back to top button