Prishtinë, plagoset me armë zjarri një person

 

 

Rreth orës 15:30 në lagjen “Dardania” në kryeqytet ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

Zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, bëri të ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor. Ndërsa, derisa një person është identifikuar si i dyshuar dhe Policia është në kërkim të tij.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare, nga arma e zjarrit është plagosur 1 person. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me këtë rast policia ka identifikuar një person të dyshuar dhe është në kërkim të tij”, tha Ahmeti.

Back to top button