Kaloni te përmbajtja kryesore

Prishtinë: Sot protestojnë studentët

Protesta e paralajmëruar do të mbahet para Rektoratit të UP në orën 10.00

Parlamenti i Studentëve do të protestojë sot para Rektoratit të UP-së, me ç’rast do të shprehë kërkesat për përmirësimin e kushteve për studentët dhe të kenë lirinë për t’i përfaqësuar interesat e përgjithshme të studentëve.

“Ne dënojmë çdo ndërhyrje dhe shantazh që po bëhet përmes disa individëve. Do t’ju bëjmë thirrje të gjithë atyre që mendojnë ta destabilizojnë Parlamentin Studentor, sepse jemi të vendosur ta mbrojmë universitetin tonë kurdo që është e nevojshme dhe çdo herë duke i mbrojtur interesat e studentëve të UP-së”, thuhet në njoftimin e Parlamentit të Studentëve.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button