Prishtinë, tri vjet burgim për të akuzuarin për grabitje
I akuzuari K.A është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej tre vjet për veprën penale “Grabitje” si dhe dënim me gjobë në shumën prej 1.200 euro.
Gjykata Themelore në Prishtinë me aktvendim të veçantë të akuzuarit K.A i ka vazhduar masën e paraburgimit derisa aktgjykimi të merr formën e prerë, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar.
Sipas njoftimit, kundër këtij aktgjykimi palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve, në Gjykatën e Apelit përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë./21Media