Prishtinës i vijnë oferta të pa rezistueshme për tre lojtarë, Osmani: Jemi në telashe

Drejtuesit e klubit të futbollit Prishtina po përballen me një ‘hall’ të madh. Ne zyret e klubit bardh e kaltër kanë ardhur tri oferta të larta për tre prej futbollistëve më të mirë të kësaj skuadre.

Ai ka thënë se klubi nuk kishte planifikuar të ndërhynte në afatin kalimtar të janarit, por ofertat serioze nga jashtë vendit për tre lojtarë të Prishtinës do ta ndryshojnë këtë plan.

“Praktikisht ne aktualisht jemi duke u ballafaquar me një problem tjetër, nuk kemi menduar të bëjmë ndërhyrje në afatin kalimtar të janarit sepse edhe një grup të lojtarëve që e kemi pas të lënduar, të gjithë kthehen. Tash kemi problem pak sepse kemi disa klube të interesuara për dy apo tre lojtar kyç tanë dhe kanë ardhur me oferta konkrete dhe lojtarë për të cilët nuk kemi zëvendësim. Problemin më të madh e kemi se si t’i mbajmë këta që i kemi aktualisht. Nga jashtë natyrisht edhe ne si klub nuk i kemi bërë pengesë asnjë lojtari sepse natyrisht që mundësia e zhvillimit dhe promovimit është më e madhe jashtë, andaj në situatë të tillë nëse vendos klubi që këta dy, tre lojtarë të transferohen jashtë, atëherë na duhet të intervenojmë më urgjencë, përndryshe, nëse arrijmë ta mbajmë skuadrën aktualisht siç e kemi dhe me kthimin e lojtarëve të lënduar, nuk kemi nevojë të bëjmë ndërhyrje në janar”, tha Osmani.

Duke mos dashur t’i zbulojë klubet e interesuara, Osmani ka thënë se shkaku i këtyre ofertave, Prishtina praktikisht do të mbetet së paku pa dy lojtarë thelbësor në janar.

“Është hera e parë që po flasim në kamera, të paktën njëra prej tyre është e pa rezistueshme, ose dy në fakt. Por, njëra është definitivisht do të jetë shumë vështirë të refuzohet. Të tjerat pastaj mund të negociohen, pro përfundimisht me shumë gjasë do të mbesim pa dy lojtarë. Përfitimi financiar është i përfshirë aty, nuk është thjeshtë tek përfitimi financiar sepse ne e dimë që prej shumave të transferove nuk është se mund të bësh diçka shumë të madhe, por mbajmë një pjesë të kartonit të lojtarit, mundësitë për shitje në klube të tjera, në një far forme të detyrojnë që të bëjmë marrëveshje të tilla me klube jashtë. Nëse kjo ndodh atëherë detyrimisht do të na duhet të intervenojmë të paktën me dy lojtarë.”, bëri të ditur Osmani.

Edhe pse drejtori i Prishtinës nuk ka dashur të përmend emra, gjithashtu se është sulmuesi Jalen Blesa ai që do të largohet nga klubi në afatin kalimtar të janarit./kp

Back to top button