Kaloni te përmbajtja kryesore

Haziri: Kësaj here kryeministri del nga LDK-ja, dhe presidenti kalon nga zyrat e LDK-së

(Lajm i përditësuar)


Pritja e mërgatës nga Osmani, Haziri thirrje presidentes: Respekto këto 10 ditë fushatë

Presidentja Vjosa Osmani do të takohet me përfaqësues të mërgatës dy ditë para zgjedhjeve në Prishtinë.
Lidhur me këtë, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në emisionin “Click” në RTV21, tha se presidentja duhet të ruajë rolin e saj kushtetues.

Ai kujtoi se kur i kanë dhënë LDK-ja votat për presidente Osmanit, i kanë vënë kusht që të respektojë kushtetutën. Kur u pyet se a e ka bërë një gjë të tillë Osmani, Haziri tha:

“Nëse me 26 dhjetor thërret pritje e nuk e le me 29, pse cili është problemi? Mos me dyshu për atë që po bëhet pritja. Fundja, unë jam i prirë me besu pozitivisht që është kah mundohet me ushtru detyrën e vet, por më pas qenë kushdo tjetër është dashtë me respektu 10 ditë fushatë, sepse presidentja garanton funksionin, garantimin e shtetit, sidomos tash kur kemi mungesë të Kuvendit, mungesë të qeverisë pa kompetenca të plota,” tha ai.


Haziri: LDK ka faj se disa vite nuk u kujdes për mërgatën, e ato vite i shfrytëzoi Kurti

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në emisionin “Click” në RTV21, tha se ka ekzistuar gjithmonë një lidhje organike mes diasporës dhe LDK-së.

“Nuk është parë vetëm si komunitet që veç din me kontribu dhe nuk ka mendim politik… punët më të rënda i kemi bërë me të… LDK e ka një faj sepse disa vite nuk ka punuar edhe nuk është kujdesur për mërgatën, dhe ato vite që nuk kemi punuar i ka shfrytëzuar zotëri Kurti dhe disa eksponentë të LDK-së e kanë thyer politikisht, sepse mërgata ideologjikisht nuk ka orientim,” tha Haziri.


Haziri: Me Listën Serbe i kemi raportet të mbyllura nga marsi 2017

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në emisionin “Click” në RTV21, tha se qëllimi i kësaj partie për ta integruar Kosovën në BE e në NATO dhe raportin me SHBA-në është misioni i tyre, dhe për këtë nuk kanë kompromis.

“Në kauzën tonë nuk ka kompromis, por dialogu politik ka kompromise politike për interes të Kosovës me partitë shqiptare që i kanë dhënë vlera këtij vendi. Ne kemi qenë të hapur gjithmonë. Vetëm me një parti, prej marsit 2017, LDK-ja ka vendosur kufizime dhe rregulla të reja, është Lista Serbe. Me raportet me këtë parti i kemi të definuara dhe të mbyllura,” tha ai.


Haziri: Në këtë 36 vjetor, dhjetori duhet t’i jepet LDK-së

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në emisionin “Click” në RTV21, kërkoi votën e qytetarëve duke thënë se muaji dhjetor, kur edhe do të mbahen zgjedhjet, t’i takojë LDK-së.

“Jo rastësisht dhjetori është muaji i LDK-së dhe i popullit të Kosovës. Ky muaj duhet me i taku LDK-së, 36 vjet pas unë besoj që dhjetori duhet me i taku LDK-së. Qytetari duhet me ia rikthyer rolin dhe besimin në këtë 36-vjetor… ky muaj me krejt shenjtërinë e vet që e ka duhet me iu dhënë LDK-së.”, tha ai.


Haziri: Kur të tjerët kanë thirrur për luftë, ne kemi thirrur për paqe

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në emisionin “Click” në RTV21, tha se partia ku ai bën pjesë për zgjedhjet e 28 dhjetorit kanë freskuar programin.

“Qëllimi programor i LDK-së në çdo sektor mbetet i njëjtë… janë mbi 270 ekspertë të Kosovës dhe të tjerë që kanë ndihmuar”, tha Haziri.

Ai shtoi se nuk kanë përdorur populizmin.

“Ne i kemi rezistuar populizmit gjithmonë në çdo situatë; ne kemi lindur në një situatë shumë populiste, kur të tjerët kanë thirrur për luftë, ne kemi thirrur për paqe”, u shpreh Haziri.


Haziri: Kësaj here kryeministri dhe presidenti dalin nga zyrat e LDK-së

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në emisionin “Click” në RTV21, tha se Qeveria e pas 28 dhjetorit do të kalojë nga LDK-ja.

“Kësaj here kryeministri del nga zyrat e LDK-së, presidenti kalon nga zyrat e LDK-së, jam i bindur kjo është ajo që e pres prej qytetarëve”, tha ai.


Haziri: Kurti ndryshon qasjen por kurrë qëllimin, agjenden e ka të fshehur edhe nga partia e vet

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në emisionin “Click” në RTV21, duke komentuar ndryshimin e gjuhës së liderit të LVV-së, Albin Kurti, karshi partive tjera, tha se Kurti ndryshon qasjen, por kurrë qëllimin.

“24 orë më herët prokurorët i ka akuzuar në rastin e rezervave të shtetit, merre me mend… ai e mbron ministrin në detyrë që e ka prek magjen e shtetit; bukë, sheqer, kripë, vaj – kjo është rezerva e shtetit. Qaty, kur janë zënë tu prek, kërkush s’ka drejt me mbrojtë kërkend. Ka ndodh e kundërta: i ka akuzuar prokurorët pse ju e keni zbulu rastin. Kjo tregon qartë se qasjen e ndryshon, metodën e ndryshon, por jo qëllimin ku e ka. Për mu, Kurti gjithmonë agjendën e vet e ka pasur të fshehur para publikut, para gjithë neve, shpeshherë edhe para partisë së vet, sepse ka pas nevojë me shty kauza politike që kanë dalë të rrejshme”, tha ai.


Haziri zotohet: LDK ka aftësi për 24 orë me ndërtu qeverisje funksionale

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në emisionin “Click” në RTV21, tha se është e drejtë e qytetarëve nëse vendosin që Vetëvendosjen ta sjellin sërish në pushtet.

Megjithatë, nëse LDK-ja del fituese, ai dha një zotim.

“LDK-ja ka mundësi dhe kapacitete me ndërtu për 24 orë qeverisje funksionale në këtë vend”, tha ai.


Haziri: Kurti ka pasur dëshirë që LDK-në, ta vendosë nën sqetullat e veta politike

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në emisionin “Click” në RTV21, tha se lideri i LVV-së, Albin Kurti, ka pasur dëshirë që LDK-në, siç tha Haziri, ta vendosë nën sqetullat e veta politike, ose me PDK-në.

“Ne nuk veprojmë sipas pritjeve të Kurtit, por sipas pritjes dhe besimit tonë në lidhje me qytetarin e Kosovës, dhe kjo mund të shkaktojë dhimbje dhe mund të shkaktojë hapësirë me bo lojë, por po harxhohet municioni politik në Kosovë”, tha Haziri.


Haziri e quan dështim që LVV-ja nuk arriti ta formojë qeverinë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në emisionin “Click” në RTV21 e ka quajtur dështim mos arritjen e formimit të qeverisë nga partia e parë që nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Partia e parë zgjedh me kanë po don me bashkëpunu, dhe mos me gjet formulë qeverisëse nga 9 shkurti në nëntor nga ky numër i madh i deputetëve qëe kemi është mos menaxhim suksesit, dështim./21Media


Haziri: Përvoja me LVV-në na ka bërë t’ iu themi urdhëro gjeni partner tjetër

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në emisionin “Click” në RTV21 tha se nga përvoa e bashkëpunimit me LVV, e kanë kuptuar se nuk mund të ndërtojnë raporte mirëbesimi me këtë parti.

” Përvoja jonë na ka bërë t;i themi faleminderit për ftesën, urdhëro gjej partnerë tjerë sepse ne nuk kemi raport mirëbesim.”, tha Haziri./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button