Pritje deri në tri orë te Dheu i Bardhë

(Lajm i përditësuar)
Pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë po zgjasin deri në tri orë për dalje, kurse për hyrje deri në një orë.
Në Merdarë pritjet janë deri në 2 orë e 10 minuta, ku kolona është 1.3 kilometra.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritje deri në një orë për ta lëshuar vendin ka edhe në Jarinje.
Kurse, në Mutivodë, pritjet për të dalë nga Kosova janë prej 20 deri në 30 minuta, teksa në pikat e tjera kufitare, pritjet nuk zgjasin më shumë se 15 minuta.

(08:05) – Pritje e gjatë në dy pika kufitare
Edhe mëngjesi i së shtunës i ka zënë qytetarët në kolonë në pikat kufitare për dalje nga Kosova.
Te Dheu i Bardhë pritjet janë deri në dy orë, në 1200 metra kolonë.
Ndërsa, në Merdar në mbi një orë.
Në pikat e tjera kufitare nuk raportohet për fluks.
Për ditë me radhë në dy pikëkalimet – Dheu i Bardhë dhe Merdar – ka pasur pritje të gjata.
