Pritje deri tri orë për të hyrë në Kosovë përmes Dheut të Bardhë

(Lajm i përditësuar)


Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar të Kosovës ka njoftuar se pritjet për të hyrë në Kosovë nëpërmjet pikës kufitare Dheu i Bardhë janë deri në tri orë.

Në përditësimin e fundit të bërë njoftohet se pritje të gjata ka edhe në Merdar, ku për të hyrë në Kosovë nëpërmjet kësaj pike kufitare duhet pritur deri 70 minuta e për të dalë nga Kosova afro një orë.

E për pritje të gjata mërgimtarët kanë raportuar edhe në Bajakovo, në pikën kufitare mes Kroacisë e Serbisë.


(07:55) – Pritje deri në dy orë për të hyrë në Kosovë, kolonat më të gjata te Dheu i Bardhë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat e fundit sa i përket pritjeve në pikat kufitare.

Sipas kësaj qendre pritja më e gjatë është regjistruar te Dheu i Bardhë ku për të hyrë në Kosovë duhet të pritet dy orë, ndërsa kolona ka arritur deri në një kilometër.

Ndërsa, në Merdarë pritjet për të hyrë në Kosovë po zgjasin 10 deri në 15 minuta, kurse në Muçibabë 5-10 minuta.

Në pikë-kalimet tjera kufitare pritjet janë 3-5 minuta./21Media

Back to top button