Kaloni te përmbajtja kryesore

Pritje të gjata në Merdare

Edhe këtë të mërkurë pika kufitare Merdare ka fluks të madh të udhëtarëve.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se aktualisht kolona në pikën e kalimit kufitar në Merdare është e gjatë rreth 1 km, ku qytetarët po presin më shumë se dy orë për të dalë nga Kosova.
Sipas të dhënave të fundit, përveç Merdares, qytetarët po presin gjysmë ore edhe të Dheu i Bardhë.
Ndërsa, në pikat tjera kufitare nuk ka pritje të gjata dhe hyrje daljet po bëhen pa vonesa./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button