Pritjet 5 orëshe për të dalë nga Kosova

(Lajm i përditësuar)


Pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova po vazhdojnë ende të jenë të gjata edhe këtë fundjavë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se bashkatdhetarët, këtë të shtunë po presin në kolonë prej 2000 metrash për të dalë nga Kosova në pikë-kalimin kufitar në Merdarë, ndërsa duhet të presin deri në pesë orë.

Pritje për të dalë nga Kosova ka edhe në pikë-kalimin kufitar Dheu i Bardhë deri në 2 orë, e që kolona shkon deri në 1 km. Në Jarinjë pritje ka 30-40 minuta.

Në pikat tjera kufitare nuk raportohet për kolona e pritje të gjata.


Vazhdojnë pritjet deri në dy orë në kufi

Pikëkalimet kufitare po vazhdojnë të jetë ende të ngarkuar me pritje për të dalë nga Kosova.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë për ta lëshuar Kosovën janë deri në dy orë.

Pritje e kolona për të dalë nga Kosova ka edhe te pikëkalimi kufitar në Mutivodë, ku pritjet janë deri në një orë.

Në të gjitha pikat e tjera kufitare, hyrje-daljet bëhen lehtësisht pasi pritjet nuk zgjasin më shumë se 10 minuta./21Media

Back to top button