Pritjet në Merdar deri në 90 minuta

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit lidhur me pikat kufitare në Kosovë.

Sipas përditësimit të fundit të orës 20:12, në disa pika kalimi kufitar janë evidentuar pritje të gjata, veçanërisht në Merdar.

Gjendja aktuale në disa pika kufitare:

Merdar: Për daljen nga Kosova, koha e pritjes arrin deri në 90 minuta, me një kolonë prej 600 metrash. Pritja për hyrje është më e shkurtër, rreth 5-10 minuta.

Dheu i Bardhë: Ka një kolonë prej 200 metrash për daljen, dhe koha e pritjes është rreth 30 minuta. Hyrja në Kosovë nga kjo pikë kalimi zgjat 5-10 minuta.

Muçibabë: Për daljen, pritja është rreth 20 minuta, ndërsa për hyrjen zgjat 3-5 minuta.

Pika të tjera kufitare: Në shumicën e pikave kufitare, përfshirë Glloboqicën, Hanin e Elezit, Jarinjën dhe Vërmicën, koha e pritjes është 3-5 minuta, pa kolona të gjata.

Back to top button