Pritjet që ka Qeveria nga takimi Bislimi-Petkoviq

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq do të takohen në Bruksel gjatë kësaj jave.

Lidhur me pritjet që ka Qeveria nga ky takim, Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë ka thënë se në takimin e radhës të procesit të dialogut, siç edhe është theksuar në dakordimin e javës së kaluar në Bratisllavë, do të diskutohet për finalizimin e planit të sekuencimit për zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe aneksit të saj (pika 4).

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës do të vijojë të mbetet aktive dhe konstruktive në këtë proces.

“Në takimin e radhës të procesit të dialogut, siç edhe është theksuar në dakordimin e javës së kaluar në Bratisllavë, do të diskutohet për finalizimin e planit të sekuencimit për zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe aneksit të saj (pika 4). Qeveria e Republikës së Kosovës do të vijojë të mbetet aktive dhe konstruktive në këtë proces, ku sekuencimi dhe zbatimi i Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit duhet të bëhet në mënyrë të drejtë, të barabartë e barazvlefshme për palët e përfshira në proces”, ka thënë për RTV21 Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë./21Media

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button