Priyanka e Nick Jonas publikojnë fotografinë e parë të së bijës

Për nder të Ditës së Nënës, Nick Jonas dhe bashkëshortja e tij, Priyanka Chopra Jonas kanë publikuar fotografinë e parë të së bijës.
Çifti publikuan të dy fotografinë e njëjtë, ku duket Priyanka që mban në dorë të voglen e saj.
Në janar ata njoftuan se u bën prindër për herë të parë, përmes një nëne surrogate.
“Pas 100 ditësh në Nicu, vajza jonë është në shtëpi. Udhëtimi i çdo familje është unik dhe kërkon një nivel të caktuar besimi dhe ndërsa i yni ishte pak sfidues, ajo që bëhet e qartë është se s ai çmuar dhe i përsosur është çdo moment”, është shprehur Priyanka.
Priyanka dhe Nick janë martuar në vitin 2018./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Priyanka (@priyankachopra)

Back to top button