Kaloni te përmbajtja kryesore

Problemet teknike në platformën online, QKK shtyn afatin e konkursit për mbështetje të projekteve për film të metrazhit të gjatë

Qendra Kinematografike e Kosovës ka bërë të ditur se ka shtyrë për 24 orë afatin e aplikimit në konkursin për subvencionim të projekteve për film të gjatë artistik.

Ky konkurs mbetet i hapur deri në fund të datës 13.01.2025.

Sipas QKK-së, styrja e afati për aplikim për këtë konkurs po bëhet për shkak të problemeve që kanë hasur aplikuesit gjatë aplikimit në platformën online gjatë datës 12.01.2025.

“Për shkak të problemeve teknike që aplikuesit kanë hasur në platformën online gjatë ditës së djeshme, afati për aplikim për subvencionimin e projekteve filmike të metrazhit të gjatë është shtyrë.

Afati i ri për dorëzimin e aplikimeve është deri sonte, më 13 janar 2025, në ora 00:00”- thuhet në njoftimin e QKK-së të datës 13.01.2025.

Më 12.12.2024, QKK ka hapur konkursin për subvencionimin e projekteve filmike të metrazhit të gjatë artistik.

Për dallim nga vitet e kaluara, QKK-ja nuk ka hapur konkurs edhe për kategoritë tjera, si për filma dokumentar, filma të metrazhit të shkurtër e të animuar, duke lënë jashtë këtij konkursi këto kategori filmike.

Sipas Rregullores për konkurset dhe mbështetjen financiare të veprave filmike dhe audio-vizuale, QKK-ja brenda vitit hapë një apo më shumë konkurse. Po sipas saj, në konkurset e QKK-së prioritet kanë veprat filmike dhe audio-vizuale vendase.QKK-ja për vitin 2025 do të ketë një buxhet prej 2,139,694 euro.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button