Procesi i Berlini apo Open Ballkan!

Kosova e ka cilësuar si të vdekur nismën Open Balkans të tri vendeve anëtare të tij, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe ka bërë thirrje për vazhdimin e projektit të Procesit të Berlinit. Mbështetje këtij Procesi i ka dhënë edhe Trekëndëshi i Weimarit, Gjermania, Franca dhe Polonia. Mirëpo, njëri nga themeluesit e Open Balkans, kryeministri Edi Rama, sërish e do Kosovën brenda kësaj nisme.
Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor ku bënë pjesë edhe Kosova janë të ndara në qëndrime kur bëhët fjalë nëse duhet të jenë të fokusuara në Procesin e Berlinit apo “Open Ballkan”. Vendet që janë hisedarë të nismës së projektit “Open Ballkan” Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, ndër të tjera besojnë se kjo nismë do t’i sjellë vendeve të Ballkanit ekonomi më të mirë në një treg të lirë.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për gazetën gjermane “Der Shpigel” sërish i ka bërë thirrje Kosovës që të bëhet pjesë e kësaj nisme.
“Duhen hapa të vegjël për të ndërtuar një marrëdhënie më të madhe, ashtu si gjermanët dhe francezët kaluan ngadalë drejt paqes së plotë pas Luftës së Dytë Botërore. “Open Balkan” është një platformë për këtë dhe mendoj se vëllai im Albin Kurti duhet të përballet me serbët atje. Por, ai e lë mundësinë të kalojë. Kjo është për të ardhur keq”, tha ai.
Por udhëheqësit politikë në Kosovë thonë se nuk duan ta zëvendësojnë procesin e integrimeve evropiane me një nismë, që sipas tyre, ka elemente të ndikimeve ruse. Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, e ka cilësuar të vdekur nismën e Open Ballkan. Ai thotë se fokusi duhet të jetë në Procesin e Berlinit.
Deputeti i PDK-së, Hysen Berisha, vlerëson se Kosova nuk mund të jetë pjesë e një nisme në të cilën është një shtet si Serbia e cila Kosovën e ka në kushtetutën e saj si territor të vetin.
Ndërsa, deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, thotë se pa njohjen e Serbisë çdo nismë jashtë procesit të Berlinit nuk është në favor për Kosovën.
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka bërë të ditur se synon që ta ringjallë Procesin e Berlinit, të nisur që prej vitit 2014 nga paraardhësja e tij Angela Merkel. Një taki i radhës priyet të mbahet në Berlin më 3 nëntor dhe veç tjerash është paralajmëruar edhe një takim i Kryeministrit Kurti me Presidentin Vuçiq.
Për dallim nga Procesi i Berlinit që përfshinë një numër vendesh anëtare të BE-së nisma “Ballkani i Hapur” aktualisht mbulon një zonë ekonomike dhe politike midis Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Ajo synon të nxisë mundësitë e tregtisë, qarkullimit të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit.
Në nismë Kosova nuk është përfshirë ndërkohë që Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina kanë marr pjesë vetëm si vëzhgues./21Media

Back to top button