Vaksinimi vazhdon edhe gjatë fundjavës

 

Procesi i vaksinimit kundër Covid-19, do të vazhdojë edhe në fundjavë, kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Po ashtu, është bërë e ditur se procesi do vijojë njësoj, si në sallën “1 Tetori” ashtu edhe në komunat tjera, në lokacionet e caktuara nga drejtoritë komunale për shëndetësi.

Në qendrën “1 tetori”, do të vaksinohen të gjithë personat të cilët janë kontaktuar nga Ministria e Shëndetësisë, sipas aplikimit të tyre në platformën e vaksinimnit, e-Kosova dhe sipas terminit të caktuar.

Vaksinimi në komuna do të bëhet sipas ftesave të marra dhe termineve të caktuara për qytetarët nga njësitë e vaksinimit sipas lisatave në dispozicion të krijuara nga ta, në platformën e-Kosova.

Me qëllim që procesi të shkojë sipasa rregullave, vaksinimi do të bëhet vetëm për qytetarët që pranojnë thirrjen dhe japin konfirmimin për marrjën e vaksinës në qendrën e vaksinimit në komunat e tyre.

Ndërkohë, vetëm gjatë ditës së sotme deri në orën 17:00, janë vaksinuar rreth 3 mijë e 100 qytetarë./21Media

Back to top button