Procesi i votimit fillon me kohë edhe në Turqi, ftohen kosovarët të votojnë

Ambasada e Kosovës në Turqi ka bërë të ditur se është duke vazhduar procesi i votimit në Konsullatën e Stambollit.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se procesi i votimit është hapur në ora 07:00.
“Procesi i votimit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stamboll po vijon! Qendra e votimit është e hapur sot nga ora 07:00 deri në 19:00, duke shënuar herën e parë që qytetarët e regjistruar mund të votojnë në Stamboll. Ftojmë të gjithë votuesit e regjistruar të marrin pjesë dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike”, thuhet në njoftim.
Mërgimtarët për herë të parë po votojnë edhe në Gjermani e Danimarkë
Zgjedhjet e 9 shkurtit, për herë të parë po votohet në Ambasadën e Kosovës në Londër