Kaloni te përmbajtja kryesore

Procesi i votimit po shkon në rregull në Leposaviq

Procesi i votimit po shkon në rregull edhe në Leposaviq. Në garë për të parin e Komunës së Leposaviqit janë dy kandidatë, Zoran Todiç i Listës Serbe dhe Shaqir Hetemi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Në këtë komunë janë 25 vendvotime me 18 qendra votimit. Të drejtë vote kanë 12 mijë e 707 qytetarë.
Qytetarët do të votojnë për të parin e komunës, në të cilën ata jetojnë.
Materiali zgjedhor është përgatitur siç duhet dhe priten votuesit e parë.
Një qytetare, e cila hedhi votën e saj tha se presin ndryshim e ku presin të përfshihen më shuëm të rinjtë.
“Të përfshihen të rinjtë më shumë, më shumë të besojnë, ja kjo që ata të besojnë”, tha ajo.
Qytetari tjetër shpreson që udhëheqja e ardhshme të krijojë paqe.
“Ndoshta do të përpiqen të jetë më mirë dhe të mos ketë konflikte”, u shpreh ai.
Lista përfundimtare e votuesve për Zgjedhjet Lokale 2021 përmban 1 milion e 885 mijë e 448 emra të votuesve, apo 90 mijë e 586 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që janë mbajtur më 14 shkurt 2021. Numri i votuesve të rinj, të cilët do të votojnë për herë të parë është: 41 mijë e 12 votues, prej të cilëve 24 mijë e 697 kanë arritur moshën 18 vjeç pas datës 14 shkurt 2021 dhe 8 mijë e 937 votues, të cilët mund të konsiderohet se janë regjistruar për herë të parë në regjistrin qendror civil pas zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button