Prodhimi i patates në Kosovë – rrëfim suksesi
Shënohet Dita e Patates në Kosovë
Patatet e Kosovës tani më nuk janë produkt deficitar për vendin, prodhuesit e patates tani janë në kërkim të tregjeve sepse prodhimi plotëson në tërësi nevojat e vendit. Krejt kjo falë investimeve në këtë sektor. Kështu u than ë shënimin tradicional të Ditës së Patates në Pestovë. Zëvendësministri i bujqësisë ,Vesel Krasniqi me këtë rast tha se prodhimtaria e patates në Kosovës tani është një rrëfim i suksesit.