Prodhohen diploma false për viza pune

 

Shumë qytetarë nga Republika e Kosovës kishin paraqitur kërkesa për viza pune në vende të ndryshme të BE-së, me diploma të cilët dyshohet se ishin të falsifikuara gjatë periudhës Janar-Mars 2021.

Në lidhje me këtë është arrestuar një burrë i moshës 60 vjeçare me iniciale H. M i cili është ndaluar për 48 orë.

Siç bënë të ditur Policia me urdhër të prokurorit të rastit, u realizua një bastisje në Malishevë, në një agjenci turistike ku u gjeten dhe u sekuestruan në cilësinë e dëshmisë materiale diploma të të njëjtit format, të lëshuar në emër të institucionit shkollor “SHML nga Prizreni”, për persona të ndryshëm.

Hetuesit gjetën prova se këto diploma janë prodhuar dhe dhënë në këmbim të shumave të caktuara të parave. Rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button