Profesionet që ju bëjnë të shëndosheni

9 profesionet që shkaktojnë në shtimin e peshës

Një studim i ri ka zbuluar se profesionet që shkaktojnë stres ndikojnë edhe në shtimin në peshë të punonjësve.

Shumë njerëz mund të mendojnë se nuk shtojnë peshë pasi janë në lëvizje, por ky është një mendim i gabuar, pasi stresi dhe lodhja që ka profesioni ndikon edhe në kilogramët e tyre.

AGJENT UDHËTIMESH

Ata duhet të përpiqen të kënaqin klientët e tyre me planifikimin dhe organizimin e udhëtimeve, gjë që shkakton mjaft stres.

PUNONJËSIT SOCIALË
Ata qëndrojnë shumë orë ulur, hanë në tavolinat e punës dhe nuk kanë kohë të bëjnë aktivitet fizik.

INXHINIERËT E TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT
Ata kalojnë shumë orë para kompjuterit dhe kanë shumë stres.

MËSUESIT
Ata qëndrojnë ulur gjatë leksionit, por edhe për përgatitjen për mësimdhënie.

ARKITEKTËT, PROJEKTUESIT, ARTISTËT
Këto profesione janë me orare fleksibil dhe punë të pavarur. Profesionistët mbështeten te frymëzimi dhe krijimtaria. Nuk kanë orare të rrepta dhe kjo vlen edhe për ushqimin. Hanë kur të duan dhe punojnë kur të duan.

ASISTENTËT
Të gatshëm për të ndihmuar të tjerët. Një profesion i lidhur me shumë stres, ankth dhe dreka hahet në tavolinën e punës.

SHKENCËTARËT
Duke qenë të etur për të mësuar dhe për të zbuluar gjëra të reja, ata harrojnë të ushqehen shëndetshëm.

POLICËT
Ju kujtohet “Polici duke ngrënë petulla”? Kjo ndodh pasi ata nuk kanë kohë të ulen të hanë një vakt tamam dhe hanë shumë herë gjatë ditës pasi kanë shumë stres në punën e tyre.

PUNONJËSIT E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (PR)
Nuk kanë orare stabil dhe marrin pjesë në ngjarje të rëndësishme, ku ofrohet edhe ushqim i mirë.

Back to top button