Profesori i dyshuar për sulm seksual në paraburgim

Skandali në Vushtrri

Profesori H. A, i dyshuar për sulm seksual ndaj nxënëses së gjimnazit “Eqrem Çabej” do të mbetet në paraburgim për 30 ditë. Këtë e ka konfirmuar për 21Media, zëdhënësi për media në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.

Sot në Gjykatën Themelore në Mitrovicë – dega Vushtrri është mbajtur seanca ndaj profesorit H. A, i dyshuar për sulm seksual ndaj së miturës. Më këtë rast është aprovuar kërkesa e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit për 30 ditë, shpjegoi për 21Media, Preteni.

Shkaqet dhe rrethanat në të cilat dyshohet se ka ndodhur ngjarja nuk u bënë të ditura, për shkak të ndjeshmërisë së rastit ku është e përfshirë një e mitur. Me rastin po merret Prokurorja Zejnie Kela. Rasti po trajtohet si “sulm seksual”.

Për 21Media ka folur edhe drejtori i shkollës së mesme të lartë “Eqrem Çabej” në Vushtrri, Lulzim Bivolaku. Ai shpjegoi se nxënësja e dyshuar kishte lajmëruar me prindin e saj rasti fillimisht në shkollë e pastaj bashkë e kishin denoncuar edhe në Polici. /21Media

[Së shpejti detaje të reja]

Back to top button