Profesori universitar Gëzim Qerimi i bashkohet PDK – së

Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) i është bashkuar profesori universitar Gëzim Qerimi.
Këtë e bëri të ditur Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza.
“Në ekipin tonë e mirëpritëm Dr. Gëzim Qerimin, profesor i asociuar në Universitetin e Prishtinës. Ai ka mbi 17 vjet përvojë në mësimdhënie universitare dhe 13 vjet angazhim në institucionet e sigurisë dhe mbrojtjes. Përveç përvojës profesionale, profesori Gëzim Qerimi është autor i shumë punimeve shkencore në revista ndërkombëtare dhe më herët ka qenë edhe lider studentor. Mirë se erdhe, Gëzim!”, ka shkruar Hamza./21Media